Vrasja e Liridonës! I akuzuari nxjerr edhe emrin e administratorit të Aeroportit të Vlorës: Dhomën e hotelit e pagoi Valon Lluka

Vrasja e Liridonës! I akuzuari nxjerr edhe emrin e administratorit të Aeroportit të Vlorës: Dhomën e hotelit e pagoi Valon Lluka

Kushtrim Kokalla KOSOVË-Në gjyqin për vrasjen makabre të Liridona Ademaj në Kosovë, ka vijuar dëshminë njëri prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Kokalla ka deklaruar se për vrasjen e Liridona Ademajt ka mësuar fillimisht nga portalet dhe jo nga përfshirja direkte në ngjarje. Kokalla tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e tij me të afërmit, kur shoku i tij Flori e informoi për incidentin. Ai shtoi se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një grabitje, pasi lajmet e para raportuan për këtë. Tha se kishte tentuar të kontaktonte Naim Murselin, por telefoni i këtij të fundit ishte i paqasshëm, dhe vetëm...