Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive
Protestat vijuan të dielën, 25 janar, në Minneapolis dhe në disa qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së 37-vjeçarit Alex Pretti, një infermier i repartit të kujdesit intensiv, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të emigracionit. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se SHBA-të ndodhen në një “pikë kthese” dhe përsëriti thirrjen drejtuar presidentit Donald Trump për të tërhequr agjentët federalë të emigracionit nga qyteti. Nga ana tjetër, Trump i kërkoi Walz-it që t’i dorëzojë qeverisë federale “të gjithë emigrantët kriminalë ilegalë” që ndodhen në burgjet shtetërore, për t’u deportuar. Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, i tha BBC-së se oficerët shtetërorë u penguan nga agjentët federalë për të hyrë në vendngjarje, pavarësisht se kishin siguruar një urdhër kontrolli. Ai shtoi...
Burimi:
javanews.al