Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Banorët dhe politikanët e Minnesota-s në SHBA kanë protestuar ashpër pas vrasjes së një 37-vjeçari nga agjentët e emigracionit. Menjëherë pas të shtënave, protestuesit u përplasën ashpër me forcat e sigurisë, të cilat shpërndanë turmat me tymuese dhe gaz lotsjellës. Ata qëndruan në rrugë deri në orët e vona, pavarësisht motit të acartë. Ngjarja ka nxitur gjithashtu tensione midis zyrtarëve shtetërorë dhe federalë, të cilët ishin në kundërshtim me administratën Trump për shkak të të shtënave me armë zjarri ndaj një shtetaseje tjetër amerikane, Renee Good, në fillim të këtij muaji. Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi duke publikuar një foto të armës së viktimës, të cilën ai thotë se e kishte me leje, dhe akuzoi udhëheqësit e Minesotës për keqmenaxhim dhe nxitje të trazirave. “Kjo...