Vrasja e 14-vjeçarit palestinez/ ‘E qëlluan pas shpine teksa largohej me vrap’, BBC: Forcat izraelite pritën deri sa të vdiste

Vrasja e 14-vjeçarit palestinez/ ‘E qëlluan pas shpine teksa largohej me vrap’, BBC: Forcat izraelite pritën deri sa të vdiste

Pas verifikimesh të kujdesshme, BBC bëri publik rastin flagrant në një 14-vjeçari palestinez, të qëlluar nga ushtarët izraelitë në muajin nëntor në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor të pushtuar. Pohimi tronditës i gjigandit mediatik ka bërë xhiron e botës. Djali palestinez, i identifikuar si Jad Jadallah ishte qëlluar pas shpine teksa largohej me vrap. Në kohën kur ai po dergjej në tokë në një rrugicë të kampit, ushtarët krijuan një kordon rreth tij dhe i bllokuan hyrjen dy ambulancave palestineze duke mos i lejuar që të afroheshin. Pamjet filmike tregojnë sesi ushtarë qëndruan përreth Jadit të gjakosur për të paktën 45 minuta. Veprimi i tyre po shihet tani si i qëllimshëm. Të gjithë ushtarët izraelitë marrin trajnim për trajtimin e traumave dhe çdo njësi...