Vranë 37-vjeçarin në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë

Vranë 37-vjeçarin në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë

Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare (CBP), të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre, raportojnë disa media amerikane. Sipas njërit prej raportimeve, agjentët janë vendosur në leje administrative. Për momentin, numri i saktë i agjentëve që përfshihen nga kjo masë mbetet i paqartë, raportoi gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Ndërkohë, sipas Fox News dhe MS NOW, në leje administrative janë vendosur dy agjentët që qëlluan ndaj Prettit. Të shtunën e kaluar, agjentë të CBP-së qëlluan disa herë ndaj Prettit, një infermier 37-vjeçar që punonte në një spital për veteranë. Vdekja e tij, e dyta në Minesota...