Von der Leyen: Ka ardhur koha që Evropa të marrë përsipër përgjegjësitë e saj

Von der Leyen: Ka ardhur koha që Evropa të marrë përsipër përgjegjësitë e saj

Evropa, e cila është varur nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e saj për dekada të tëra, tani duhet të përparojë dhe “të marrë përsipër përgjegjësitë e saj ”, tha të shtunën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Siguria e Evropës nuk është konsideruar gjithmonë përgjegjësia jonë kryesore. Por kjo ka ndryshuar rrënjësisht”, theksoi ajo në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke argumentuar se një Evropë e fortë “do të thotë një aleancë më e fortë transatlantike”. Për ta arritur këtë, Evropa duhet të “çlirohet nga të gjitha tabutë”, vuri në dukje ajo, duke përmendur konkretisht përdorimin e “klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë”, një angazhim kolektiv nga shtetet anëtare të BE-së për t’u mbrojtur në rast të një sulmi. “Mendoj se është koha...