VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar
Është mbajtur dje në Shkup Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, aktualisht në pushtet, që u shkri në një parti të vetme politike. Në këtë Kongres kanë marrë pjesë disa figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, mes tyre dhe kryeministri Albin Kurti. Pamjet e transmetuara gjatë Kongresit kanë ngjallur reagime të forta në RMV por edhe në Kosovë, duke nënvizuar faktin se Kurti shfaqet krah Hristijan Mickoski, kryeministrit të RMV. Ata e konsiderojnë këtë një reshtim krah Mickoskit për të disatën herë dhe se po bekon shkrirjen e VLEN, ndërsa nga ana tjetër studentët shqiptarë të RMV vijojnë të protestojnë për të pasur mundësinë e testimit në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, që ua lejon Kushtetuta. Po ashtu reagimet ndalen edhe te Marrëveshja e Ohrit, që...
Burimi:
javanews.al