Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

Për një periudhë prej të paktën dy vitesh, objekte porcelani dhe argjendi që i përkisnin Presidencës Franceze, hiqeshin gradualisht nga magazinat e Pallatit Elysee dhe përfundonin ose në platforma online të shitjes, ose në duar private.  Çështja çoi tre burra përpara drejtësisë, të akuzuar për vjedhje dhe pranimin e objekteve të vjedhura që përbëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore.  Sipas gazetës Le Figaro, hetimi nisi pas një raportimi të brendshëm, kur u konstatuan mungesa të përsëritura të objekteve që përdoreshin në darka zyrtare ose ekspozoheshin në rezidencën presidenciale. Dëmi vlerësohet nga 15.000 deri në 40.000 euro. Fabrika e porcelanit Sèvres, furnizues historik i pallatit presidencial, identifikoi objekte të dyshimta për shitje në faqe të specializuara online, çka i çoi autoritetet te një punonjës i Presidencës.  I akuzuari kryesor është Tomas M., përgjegjës i mensës presidenciale dhe i objekteve...