Viti i Ri, Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës
Numri një i OKB-së, Antonio Guterres iu drejtua liderëve botërorë para Vitit të Ri me thirrjet të investojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara flet për konflikte në nivele të cilat nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës. Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin...
Burimi:
top-channel.tv