Video/ Uragani ‘Harry’ godet Italinë, alarm i kuq në Siçili dhe Sardenjë, nis evakuimi i banorëve
Video dhe imazhe dramatike tregojnë fuqinë shkatërruese të uraganit “Harry”, i cili ka përfshirë Mesdheun qendror me fenomene ekstreme, duke shkaktuar probleme serioze dhe fatkeqësi natyrore. Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vendosën në alarm të kuq, ndërsa uragani goditi Italinë jugore dhe rajonin mesdhetar gjatë orëve të fundit. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, shkollat u mbyllën dhe hyrja në plazhe u ndalua. Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të përhapura, ndërsa erërat e forta dhe dallgët e fuqishme krijuan fenomene të përshkruara si “efekte cunami”, duke mbuluar rrugë dhe sheshe në zonat bregdetare. Si masë paraprake, rreth 190 persona u evakuuan nga banesat e tyre. Pamje të rralla u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët kaluan 8 metra, ndërsa në Catania arritën deri në...
Burimi:
top-channel.tv