VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

VIDEO/ Trump i shpëton një tjetër atentati, të shtëna me armë në darkën me gazetarët! Pranga autorit

Një incident i rëndë sigurie ndërpreu mbrëmjen e së shtunës darkën tradicionale të White House Correspondents’ Dinner, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan me urgjencë pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në sallën e hotelit Washington Hilton, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Sipas autoriteteve, një person i dyshuar u arrestua në vendngjarje nga FBI, ndërsa Shërbimi Sekret konfirmoi se incidenti ndodhi pranë zonës kryesore të kontrollit të sigurisë në hyrje të hotelit. Gazetarët dhe të ftuarit u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave, ndërsa agjentët e sigurisë nxorën armët dhe bërtisnin “të shtëna me armë”. Në një deklaratë më vonë nga Shtëpia e Bardhë, Trump vlerësoi reagimin e forcave të rendit, duke bërë të ditur se...