Video/ Stuhia e fuqishme godet Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, përmbytje dhe dallgë deri në 9 metra
Siçilia, Sardenja dhe Kalabria u vunë në alarm të kuq pasi stuhia e fuqishme “Hari” goditi Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, duke shkaktuar mot ekstrem, përmbytje të përhapura dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet evakuuan zonat bregdetare, mbyllën shkollat dhe ndaluan hyrjen në plazhe, ndërsa qindra operacione shpëtimi u kryen në pak orë. Në Siçili, reshjet e rrëmbyeshme përmbytën rrugë dhe sheshe, ndërsa erërat e forta dhe dallgët krijuan efekte të ngjashme me “cunami”. Rreth 190 persona u evakuuan si masë paraprake. Pamje dramatike u regjistruan në Mazara del Vallo, ku dallgët kaluan 8 metra, dhe në Catania, ku arritën 5 metra. Në zonën e Mesinës u shemb një pjesë e rrugës bregdetare në Santa Teresa di Riva, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut....
Burimi:
top-channel.tv