Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Video/ Skandali në azilin e pleqve në Turqi, i moshuari rrihet brutalisht nga kujdestari
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në Turqi, ku pamje filmike tregojnë ushtrimin e dhunës fizike ndaj një të moshuari. Në video shihet një person i cili ishte duke i bërtitur dhe duke e goditur të moshuarin. Pamjet dyshohet se janë regjistruar në korrik të vitit 2023. I moshuari, ndërroi jetë në shtator të vitit 2024 në spitalin ku po trajtohej. Pas vdekjes së tij nuk është kryer autopsi, fakt që ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta. Mediat turke raportojnë se në të njëjtin azil kanë ndodhur edhe raste të tjera dhune, ndërsa disa pamje nga kamerat e sigurisë dyshohet se janë fshirë. Personeli raportohet se është detyruar të heshtë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve. Pas reagimit...