Video/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në një rafineri në Turqi, evakuohen të gjithë punonjësit

Video/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në një rafineri në Turqi, evakuohen të gjithë punonjësit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri Turqi. Sipas mediave, deri tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa personeli është evakuuar në mënyrë të sigurt. Ende nuk është sqaruar se në cilën pjesë të rafinerisë ndodhi shpërthimi, ndërsa të gjithë punonjësit që ndodheshin brenda ambienteve u evakuuan menjëherë sipas procedurave të sigurisë. Banorët e zonave përreth u njoftuan për rrezikun e mundshëm dhe u këshilluan të qëndrojnë larg. Forcat e sigurisë kanë izoluar zonën, duke ndaluar qytetarët dhe automjetet të afrohen, ndërsa ambulancat janë në gatishmëri. Operacionet e shuarjes po vazhdojnë dhe ekipet do të qëndrojnë në vendngjarje gjatë gjithë natës. Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura dhe pritet të nisë një hetim i detajuar teknik. Ende nuk ka njoftime zyrtare mbi...