VIDEO / Rrëzohet avioni pranë Minneapolis, humbin jetën një ligjvënëse dhe piloti

VIDEO / Rrëzohet avioni pranë Minneapolis, humbin jetën një ligjvënëse dhe piloti

Një avion i vogël është rrëzuar këtë të hënë, më 27 prill, pak pasi u ngrit nga Aeroporti Crystal, në veri të Minneapolis, duke shkaktuar vdekjen e një ligjvënëseje nga Dakota e Veriut dhe të pilotit. Mediat amerikane raportojnë se ligjvënësja Liz Conmy, nga Fargo, ishte në bord kur ndodhi aksidenti, konfirmuan kolegët e saj politikë. Partia Demokratike-Nonpartizane e Dakotës së Veriut konfirmoi vdekjen e saj në një reagim publik, duke e cilësuar atë si një mbrojtëse të arsimit publik, mjedisit dhe transparencës. “Jemi plotësisht të zemëruar dhe të shkatërruar nga humbja e Përfaqësueses Liz Conmy. Vdekja e saj është një humbje e thellë për shtetin tonë,” tha partia në një postim në X. Autoritetet thanë se policia u njoftua për aksidentin rreth orës 11:51 dhe e gjeti...