Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
VIDEO/ Megaoperacion në Itali: 384 persona të arrestuar, sekuestrohen 1.4 ton drogë
Policia italiane ka ndërmarrë një megaoperacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, janë arrestuar 384 persona dhe janë sekuestruar rreth 1.4 ton lëndë narkotike. Përveç arrestimeve, autoritetet kanë vënë nën hetim 655 persona, përfshirë 39 të mitur. Gjithashtu janë sekuestruar 41 armë zjarri dhe 80 armë të ftohta. Gjatë operacionit u identifikuan mbi 95,000 persona, mes tyre 16,701 të huaj dhe 10,848 të mitur. U sekuestruan 35 kilogramë kokainë, 1,370 kilogramë kanabinoide, një kilogram heroinë, si dhe mbi 300,000 euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Kontrolle të posaçme u kryen edhe në dyqanet që shesin produkte me bazë kërpi. U kontrolluan mbi 300 dyqane kanabisi, nga të cilat pesë u sekuestruan në tre qytete...