Video/ Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet
Autoritetet amerikane kanë publikuar një video nga momenti i sulmit gjatë darkës së Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku personi i armatosur dyshohet se u përpoq t’i afrohej Presidentit amerikan duke qëlluar me armë zjarri. Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me vete një armë. Videoja e publikuar tregon momentin kur ai kalon përmes sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar panik në sallën e eventit, që u zhvillua në Ëashington Hilton. Prokurorja federale Jeanine Pirro deklaroi se autori qëlloi të paktën një herë me pushkë gjahu, ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret iu përgjigj me pesë të shtëna. Agjenti i plagosur mbijetoi falë jelekut antiplumb....
Burimi:
top-channel.tv