VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i sulmit tregon një makinë gri që ndalet përballë një pike karburanti ku SUV-i i zi që mbante Akhmad Abatuan ishte ndalur mëngjesin e 25 janarit, teksa një burrë del dhe qëllon një raketë ndërsa një i dytë hap zjarr. Në pamje të tjera, makina e kryetarit të bashkisë duket e goditur, por nuk pëson dëme të mëdha për shkak të blindimit që kishte. Sipas mediave lokale, dy nga rojet e sigurisë së kryetarit të bashkisë u plagosën, ndërsa tre nga sulmuesit u vranë pak më vonë në një operacion nga ushtria dhe policia. “Nuk mendoja se do të përdornin një armë kaq të madhe. Një...