VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni
Forcat e Armatosura të Izraelit (Israel Defense Forces – IDF) kanë njoftuar vrasjen e disa luftëtarëve të Hezbollahut gjatë operacioneve tokësore në jug të Libanit, ndërsa operacionet ushtarake vazhdojnë pas sulmeve që grupi nisi kundër Izraelit javën e kaluar. Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, në një nga incidentet që ndodhi të hënën në mbrëmje, ushtarët e brigadës rajonale “Hiram” (769) vunë re një grup luftëtarësh të Hezbollahut dhe drejtuan një sulm ajror kundër tyre. Në një incident tjetër të veçantë, një grup “personash të dyshuar që ndodheshin pranë ushtarëve të IDF-së dhe përbënin kërcënim” u godit nga një tjetër sulm ajror, i kryer nën drejtimin e forcave të divizionit rajonal “Galile” (91), sipas ushtrisë izraelite. Në zonën Rab al-Thalathine, IDF bëri të ditur se...
Burimi:
javanews.al