Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
VIDEO/ Humb jetën milioneri rus, momenti kur rrëzohet helikopteri
Manjati rus, Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka vdekur pasi helikopteri i tij është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike. Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale. Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur. Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.