VIDEO/ Grabitje spektakolare në mes të ditës në një dyqan bizhuterish në Londër, autorët largohen me çantën plot
Një dyqan bizhuterish, në një lagje të Londrës u bë objekt i një grabitjeje të shpejtë të shtunën në mëngjes. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës dhe grabitësit përfunduan aksionin në më pak se një minutë. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë, një nga grabitësit godiste dritaren me çekan, ndërsa bashkëpunëtori i tij tërhoqi dhe hoqi xhamin nga korniza. Punonjësit e dyqanit përpiqeshin ta ndalonin aksionin; njëri godiste grabitësit me një kuti, ndërsa tjetri përpiqej të tërhiqte objektet nga dritarja, por pa sukses. Pasi arritën të hiqnin xhamin dhe të merrnin sendet, grabitësit vendosën të vjedhurat në një çantë dhe u larguan në drejtim të panjohur. 😱Is this really happening now? In one of London’s poshest areas, a jewellery shop gets hit in broad daylight Staff...
Burimi:
vizionplus.tv