Video/ Carney i përgjigjet Trump: Kanadaja ekziston, por jo falë SHBA-së
Kanadaja “ekziston, por jo për shkak të Shteteve të Bashkuara”, tha sot kryeministri kanadez Mark Carney, duke iu përgjigjur sulmeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dje, nga Davos, pas një fjalimi që përshkroi historinë e vendit të tij dhe veçoritë e tij. “Kanadaja lulëzon sepse ne jemi kanadezë. Ne jemi zotër të shtëpisë sonë, ky është vendi ynë, kjo është e ardhmja jonë”, shtoi ai nga Kebeku, duke shpjeguar se dëshiron ta bëjë vendin e tij një “fener” në këtë periudhë “rënieje të demokracisë”. “Ne mund të tregojmë se një rrugë tjetër është e mundur, se rrjedha e historisë nuk është e destinuar të përkulet para autoritarizmit dhe përjashtimit, por se ajo prapëseprapë mund të përkulet para progresit”, shtoi kryeministri kanadez.Dy ditë më parë,...
Burimi:
top-channel.tv