Venezuela akuzon SHBA-në për ‘agresion të rëndë ushtarak’, shpërthimet tronditin Karakasin

Venezuela akuzon SHBA-në për ‘agresion të rëndë ushtarak’, shpërthimet tronditin Karakasin

Qeveria e Venezuelës ka dënuar atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz” nga Shtetet e Bashkuara, pasi shpërthime u raportuan gjatë natës në Karakas dhe në disa zona të tjera të vendit. Autoritetet në Karakas akuzuan SHBA-në për sulme në kryeqytet dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Presidenti Nicolás Maduro njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe urdhëroi zbatimin e të gjitha planeve të mbrojtjes kombëtare “në kohën dhe rrethanat e duhura”. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 01:50 të mëngjesit me orën lokale. Disa zona mbetën pa energji elektrike dhe se pas shpërthimeve u dëgjua zhurma e avionëve. Shkaku i saktë i shpërthimeve mbetet i paqartë. Mediat lokale venezueliane raportuan shpërthime edhe në La Guaira, në veri të Karakasit,...