‘Vendimi i Trumpit për Groenlandën çështje javësh ose muajsh’, zyrtari amerikan: Shtëpia e Bardhë vazhdon pa u dekurajuar me planet

‘Vendimi i Trumpit për Groenlandën çështje javësh ose muajsh’, zyrtari amerikan: Shtëpia e Bardhë vazhdon pa u dekurajuar me planet

Dëshira e Donald Trump për të aneksuar Groenlandën Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk po zhduket, por mund të përshpejtohet brenda disa javësh ose muajsh, tha një zyrtar i lartë i administratës për USA Today. Thomas Dance, komisioneri i Arktikut i Presidentit Trump, konsiderohet si një nga mbështetësit kryesorë të interesit të presidentit në Groenlandë. Ai ka punuar për këtë çështje që nga viti 2020. Aneksimi i Groenlandës është një ide që iu propozua për herë të parë Trumpit nga miliarderi dhe ish-diplomati Ronald Lauder. Në intervistën e tij me gazetën amerikane, Dance thotë se aneksimi “është një udhëtim me tren me shumë ndalesa”. Ai shpjegon se “gjërat mund të lëvizin me një ritëm të shpejtë, të anashkalojnë ndalesat dhe të shkojnë direkt në...