Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

Vëllai vret vëllanë me thikë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë ku pas një sherri me sdy vëllezërve ka mbetur i vdekur njëri prej tyre. Sipas mediave një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij 63-vjeçar pas konfliktit mes tyre. Bëhet me dije se dy vëllezërit gjatë ditëve të fundit, kishin jetuar bashkë në shtëpinë e prindërve dhe kanë pasur një debat të ashpër mes tyre. 63-vjeçari  e goditi vëllain e tij me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe në bark. Goditja rezultoi fatale dhe për pasojë humbi jetën. 63-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.