Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar
Qeveria meksikane thotë se dy agjentët amerikanë që humbën jetën fundjavën e kaluar në një aksident automobilistik nuk ishin të autorizuar të operonin në vend. Zyrtarët, të cilët raportohet se punonin për CIA, kishin marrë pjesë në një operacion kundër laboratorëve të dyshuar të drogës në shtetin verior të Chihuahua, përpara se automjeti i tyre të rrëshqiste nga një rrugë malore dhe të shpërthente. Pas një hetimi të urdhëruar nga presidentja Claudia Sheinbaum, ministria e sigurisë në Meksikë tha se “asnjëri prej tyre nuk kishte akreditim formal për të marrë pjesë në aktivitete operacionale” dhe se autoritetet federale nuk ishin informuar për praninë e tyre. Ngjarja vjen në një moment marrëdhëniesh herë pas here të tensionuara mes Meksikës dhe SHBA-ve për një sërë çështjesh, përfshirë...
Burimi:
javanews.al