Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare
Një prej zyrtarëve më të lartë të Vatikanit ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar se zbaton standarde të dyfishta në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ku, sipas tij, interesat politike dhe ekonomike po mbizotërojnë mbi parimet universale. Sipas raportimit të Politico, kardinali Victor Manuel Fernandez, prefekt i Dikasterit për Doktrinën e Fesë, i bëri këto deklarata gjatë hapjes së një takimi me dyer të mbyllura të thirrur nga Papa Leoni, ku kardinalë nga e gjithë bota po diskutojnë mbi luftën dhe rolin e Kishës Katolike përballë konflikteve moderne. Takimi i jashtëzakonshëm fokusohet në atë që Papa e ka cilësuar si një “kulturë globale të pushtetit”, e cila, sipas tij, po ushqen luftërat e ditëve të sotme. Një nga temat kryesore të diskutimit është edhe...
Burimi:
javanews.al