Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave është të përcaktohet nëse Irani është i gatshëm të bëjë lëshime domethënëse. “Një pjesë e asaj që po përpiqemi të bëjmë në këto negociata është të shohim se sa seriozë janë në të vërtetë”, tha Vance për Fox News. “Për të qenë seriozë, nuk mjafton vetëm që të thonë gjërat e duhura. Ata duhet të bëjnë lëshime të vërteta”. “Nuk na intereson shumë ajo që thonë iranianët. Na intereson më shumë ajo që bëjnë”, tha ai. “Ajo që kam mësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara është se, qoftë mik apo kundërshtar, nuk duhet t’i besosh askujt, duhet t’u besosh...