Vance: Irani ende refuzon të pranojë ‘kufijtë e kuq’, mbi 50 aeroplanë luftarakë USA drejt Lindjes së Mesme
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, thotë se, edhe pse është arritur njëfarë përparimi në bisedimet e sotme me Iranin për programin e tij bërthamor, Republika Islamike nuk është e gatshme të pranojë disa nga kufijtë e vendosur nga Uashingtoni. “Në disa aspekte, negociatat e mëngjesit shkuan mirë. Ranë dakord të takoheshin më pas, por në disa aspekte ishte shumë e qartë se presidenti ka vendosur disa kufij të cilët iranianët ende nuk janë të gatshëm t’i pranojnë dhe t’i përballojnë,” tha Vance në një intervistë për Fox News. Duke shpjeguar pak më shumë për këta kufij, Vance tha se SHBA nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore, duke argumentuar se kjo do të shkaktonte një garë armatimesh në mbarë botën, që do...
Burimi:
syri.net