Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Vendet e Gjirit Persik raportuan sot sulme të reja nga Irani me raketa dhe dronë, në ditën e nëntë të konfliktit të nisur nga Izraeli dhe SHBA kundër Teheranit. Kuvajti njoftoi dy vdekje të rojeve kufitare, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, si pasojë e sulmeve që goditën rezervuarët e karburantit në Aeroportin Ndërkombëtar të vendit. Autoritetet thanë se zjarri në aeroport u vu nën kontroll dhe nuk pati dëmtime serioze. Në Bahrein, tre persona u plagosën nga mbeturinat e raketave dhe një impiant desalinimi u godit nga dronë iranianë, pa ndikuar në furnizimin me ujë. Sipas qeverisë, sulmet vijnë si përgjigje ndaj bazave amerikane dhe përfshijnë gjithashtu një pretendim iranian për goditjen e bazës amerikane në Juffair. Në Arabinë Saudite, sulmet u...