Vala përvëluese përfshin Evropën: Rriten temperaturat, ekspertët shpjegojnë “kupolën e nxehtësisë”
Evropa po përjeton një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë javë, pas një fundjave me vlera rekord për muajin maj në disa zona të kontinentit. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat në disa rajone të Evropës Perëndimore dhe Jugore po shënojnë rritje mbi mesataren sezonale, duke arritur në disa vende edhe mbi 30–38°C. Ndër më të prekurat janë Spanja, Portugalia dhe Franca, ndërsa edhe Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po regjistrojnë temperatura të larta për këtë periudhë. Autoritetet meteorologjike shpjegojnë se kjo situatë lidhet me një fenomen të quajtur “kupola e nxehtësisë”, një sistem me presion të lartë në atmosferë që bllokon lëvizjen e ajrit dhe mban nxehtësinë të përqendruar mbi një zonë për disa ditë rresht. Ekspertët thonë se ky fenomen mund të çojë në temperatura...
Burimi:
javanews.al