Ushtria ruse bombardon Kievin, të paktën 13 të vrarë e mbi 30 të plagosur. Kallas: Më shumë sanskione Moskës
Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm të gjerë me dronë dhe raketa ndaj Kievit gjatë natës, duke shkaktuar 13 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur. Sulmet goditën disa zona të kryeqytetit, ku u dëmtuan pallate banimi, automjete, si dhe objekte të tjera civile. Si pasojë e shpërthimeve u shkaktuan disa zjarre. Ekipet e kërkim – shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 34 persona nga ndërtesat e goditura. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërpreu vizitën e tij në Dublin. “Kemi informacione për një tjetër sulm masiv rus. Dhe menjëherë pas kësaj bisede, po kthehem në Ukrainë. Sot, u kërkoj njerëzve tanë në Ukrainë të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të qëndrojnë të sigurt dhe të mbrojnë familjet dhe familjet e tyre”, tha Zelensky. Për situatën ka reaguar edhe...
Burimi:
vizionplus.tv