Ushtria amerikane godet 3 anije të dyshuara se transportonin drogë në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
Njëmbëdhjetë persona u vranë nga një sulm ndaj tre mjeteve lundruese të dyshuara për trafik droge në Paqësorin Lindor dhe në Karaibe, njoftoi ushtria amerikane. Sipas zyrtarëve, nga 11 “narko-terroristët meshkuj” të vrarë, katër humbën jetën në mjetin e parë në Paqësorin Lindor, katër të tjerë në një mjet të dytë po në Paqësorin Lindor dhe tre në një mjet të tretë në Karaibe. Administrata e Donald Trump ka kryer më shumë se 40 sulme vdekjeprurëse ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor që nga muaji shtator. “Inteligjenca konfirmoi se mjetet lundruese po lëviznin përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës dhe ishin të përfshira në operacione të trafikut të narkotikëve”, thuhet në një postim në rrjetet...
Burimi:
syri.net