Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

  Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi sot se Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Në një konferencë nga Mynihu së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Von der Leyen theksoi se një Europë e fortë do të thotë gjithashtu një NATO e fortë. “Jam shumë e kënaqur të shoh që këtë herë jemi ftuar së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Mark Rutte është një mik i vjetër i imi që nga kohët e BE-së, i njohur shumë si Kryeministër i Holandës, por që tani është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Mendoj se kjo simbolizon shumë mirë bashkëpunimin e ngushtë dhe të fortë midis...