Urgjencat spitalore ‘shpërthejnë’ në Greqi, mbi 5 milionë raste në një vit

Urgjencat spitalore ‘shpërthejnë’ në Greqi, mbi 5 milionë raste në një vit

Spitalet publike në Greqi përballuan gjatë vitit 2025 rreth 12.5 milionë vizita, një shifër që tregon mbingarkesën e thellë të Sistemit Kombëtar Shëndetësor. Sipas të dhënave, 5.19 milionë qytetarë iu drejtuan urgjencave, me rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Ndërsa 6.7 milionë vizita u kryen në klinikat e rregullta ambulatore. Vizitat me pagesë në klinikat e pasdites pësuan rënie, çka lidhet me faktin se një pjesë e mjekëve të sistemit publik tashmë ushtrojnë edhe praktikë private. Spitali Universitar i Larisës rezulton i pari në të gjithë vendin për nga fluksi, me mbi 320 mijë vizita në vit, 42% më shumë se në vitin 2022. Edhe spitalet e mëdha në Atikë, si Nikaias dhe “G. Gennimatas”, raportojnë mbi 100 mijë raste urgjence secili,...