No Image Available

Ukrainë, shpresë, frikë, lodhje dhe qëndresë në Dnjipron e kohës së luftës

Një ushtar ukrainas në sheshin qendror të Dnjipros, 12 dhjetor. Foto:Mykyta Peretiatko (RFE/RL) Rreth orës 1:30 të mëngjesit, më 6 dhjetor, një shpërthim më zgjoi në banesën e nënës sime, në një rrugë qendrore të qytetit tim të lindjes, ku kisha rënë në gjumë nën ulërimën e sirenës së alarmit ajror. Shpërthimi tingëlloi afër dhe u pasua nga disa valë bombardimesh. Kur shkova në dhomën e nënës sime për ta pyetur nëse duhej të strehoheshim në bodrumin e ndërtesës nëntëkatëshe, e ndërtuar në kohën sovjetike, ajo s’u pajtua. “Janë vetëm Shahed [dronë]. Kështu i rrëzojnë ata”, tha ajo. “Mund të shkojmë në korridorin e banesës… nëse do. Ka mur mbajtës”, shtoi nëna ime, Tetyana, 50-vjeçare. Ajo më këshilloi t’i kontrolloja kanalet lokale në Telegram, të...