Ukraina sulmon një fabrikë raketash në Rusi, autoritetet ruse: U shkaktuan dëme dhe u plagosën disa persona

Ukraina sulmon një fabrikë raketash në Rusi, autoritetet ruse: U shkaktuan dëme dhe u plagosën disa persona

Dronët ukrainas godasin një fabrikë raketash në republikën ruse të Udmurtisë, siç njoftoi guvernatori Alexander Brechalov. “Një strukturë në Udmurti u sulmua nga dronë. U shkaktuan dëme dhe u plagosën disa persona”, tha Brechalov në një video që ndau në Telegram. Një faqe ukrainase në platformën Telegram, Realna Viyna, raporton se forcat e armatosura ukrainase kanë nisur një sulm ndaj një fabrike që prodhon raketa ruse në qytetin Votkinsk në Udmurti, rreth 1,400 kilometra larg Ukrainës. Postimi shoqërohet me imazhe nga zona e prekur. Top Channel