Ukraina siguron garanci të forta nga aleatët, Britania dhe Franca gati për dislokim trupash

Ukraina siguron garanci të forta nga aleatët, Britania dhe Franca gati për dislokim trupash

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të martën mbrëma arritjen e një marrëveshjeje thelbësore midis Ukrainës dhe aleatëve të saj për “garanci të fuqishme sigurie”. Ky zhvillim erdhi pas përfundimit të takimit kyç të “Koalicionit të të Gatshmëve” në Paris, ku u miratua “Deklarata e Parisit”. Sipas Macron, kjo deklaratë shënon një hap domethënës drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme në rajon. Macron theksoi se takimi kishte sjellë “përparim të konsiderueshëm”, i cili materializohet në Deklaratë, duke ofruar “garanci të forta për një paqe të qëndrueshme”. Ai shtoi se dokumenti i koalicionit, për herë të parë, konfirmon një konvergjencë funksionale mes 35 vendeve anëtare të koalicionit, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti francez specifikoi se teksti përcakton qartë “përbërësit” kryesorë të këtyre garancive...