Ukraina refuzon akuzat e Moskës për sulm ndaj rezidencës së Putinit. Zemërohet Trump

Ukraina refuzon akuzat e Moskës për sulm ndaj rezidencës së Putinit. Zemërohet Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj një prej rezidencave të Presidentit Vladimir Putin, duke akuzuar Moskën se po përpiqet të minojë bisedimet e paqes. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës me 91 mjete ajrore pa pilot (UAV) me rreze të gjatë veprimi ndaj rezidencës shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit. Rusia deklaroi se do të rishikonte pozicionin e saj në negociatat e paqes, duke e quajtur regjimin e Kievit “kriminal” dhe duke e akuzuar për “terrorizëm shtetëror”, megjithëse shtoi se nuk synon të largohet nga procesi i negociatave me SHBA-në. Zelensky i hodhi poshtë pretendimet si “gënjeshtra tipike ruse”, të destinuara për t’i...