Ukraina hedh poshtë pretendimet e Rusisë se Kievi po bashkëpunon me dy superfuqi për të siguruar armë bërthamore: Një gënjeshtër absurde
Ukraina i ka cilësuar si “absurde” pretendimet e Rusisë se Kievi po përpiqet të sigurojë armë bërthamore me ndihmën e dy fuqive bërthamore, Britanisë së Madhe dhe Francës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhyi, deklaroi se “zyrtarët rusë, të njohur për historinë e tyre mbresëlënëse të gënjeshtrave, po përpiqen sërish të sajojnë absurditetin e vjetër të një ‘bombe të ndyrë’”. “Për sqarim: Ukraina i ka hedhur poshtë pretendime të tilla absurde ruse shumë herë më parë dhe ne i refuzojmë zyrtarisht ato edhe tani. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të hedhë poshtë dhe të dënojë fushatat e dezinformimit të Rusisë”, tha ai. Më herët, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR), pa paraqitur prova, akuzoi Britaninë e Madhe dhe Francën...
Burimi:
top-channel.tv