Ukraina gati të dërgojë ekspertë dronësh në Lindjen e Mesme
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar bisedime me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, lidhur me sulmet iraniane. Pas telefonatës me al-Thani, Zelensky njoftoi se ekipet ukrainase dhe Katari do të mbajnë kontakt për të përcaktuar mënyrat e bashkëpunimit për të rritur mbrojtjen e civilëve. Zyrtarët e Kievit gjithashtu deklaruan se Ukraina do të ishte e gatshme të dërgonte specialistë dronësh në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në neutralizimin e dronëve iranianë, nëse partnerët e saj ndihmojnë për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën me Rusinë.
Burimi:
vizionplus.tv