Ukraina bombardon qytetin rus, merr flakë rafineria e madhe e karburanteve

Ukraina bombardon qytetin rus, merr flakë rafineria e madhe e karburanteve

Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale. Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, shkruan Ukrainska Pravda. Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti. “Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit,” deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.