Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Udhëheqësja e re e Venezuelës, Trumpit: Popujt tanë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë
Presidentja në detyrë e Venezuelës thotë se vendi i saj është i përkushtuar ndaj paqes dhe prioritizon lëvizjen kah marrëdhëniet e “balancuara dhe respektuese” me SHBA-në, raporton BBC. Në një deklaratë, Delcy Rodriguez fton qeverinë amerikane të “bashkëpunojë me ne në një agjendë bashkëpunimi” brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare. “Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë”, tha ajo. “Venezuela ka të drejtën për paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme”.