Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Udhëheqësja e opozitës venezueliane: 3 janari, dita kur drejtësia mposhti tiraninë! Çmimin Nobel për Paqe ia dedikova Trump
Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado ka deklaruar se 3 janari, kur u arrestua Maduro “do të hyjë në histori si dita kur drejtësia mposhti tiraninë”, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kthese për Venezuelën dhe më gjerë. Në një intervistë për Fox News, Machado tha se sapo kishte mësuar se ishte shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, ia kishte dedikuar atë presidentit amerikan Donald Trump, pasi besonte se ai e meritonte këtë vlerësim. Sipas saj, kjo bindje ishte formuar edhe para arrestimit të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, ndërsa ngjarjet e fundit vetëm sa e kanë përforcuar atë. “Ishte një bindje që e kisha më parë, dhe ajo që ndodhi vetëm e justifikoi”, u shpreh Machado, e cila jeton në mërgim....







