Udhëheqësi i Hezbollahut: Çarmatimi ynë, i papranueshëm

Udhëheqësi i Hezbollahut: Çarmatimi ynë, i papranueshëm

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se çarmatimi i grupit të tij ishte i papranueshëm dhe i barabartë me “asgjësim”. Komentet e tij erdhën ndërsa Libani përgatitet për një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta me Izraelin në Uashington, në fillim të muajit të ardhshëm. “Çarmatimi do të thotë privimi i Libanit nga kapaciteti i tij mbrojtës dhe kapaciteti i rezistencës (Hezbollahut) dhe i këtij populli, duke i hapur rrugën shfarosjes”, tha ai në një fjalim televiziv. Ai shtoi gjithashtu: “Çarmatimi është shfarosje dhe ne nuk mund ta pranojmë atë. Monopoli shtetëror mbi armët i kërkuar nga autoritetet libaneze, në këtë fazë synon të shënjestrojë rezistencën dhe është një projekt izraelit”.

TË FUNDIT

MË SHUMË