Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

Udhëheqës i padukshëm dhe pushteti në duart e gjeneralëve, ja çfarë po ndodh në Iran

I rritur në hije, i zgjedhur në fshehtësi dhe që jeton i plagosur në kushte klandestine. Nuk flet, nuk shfaqet publikisht: njeriu në qendër të enigmës iraniane, Mojtaba Khamenei, paraqitet si një udhëheqës i padukshëm dhe, në fakt, i dobët. Në Teheran, ndërkohë, pushteti duket se ka kaluar në duart e gjeneralëve, një brez i ri i Gardës Revolucionare (pasdaran), i formuar nga lufta me Irakun në vitet ’80 dhe nga përplasja aktuale me Shtetet e Bashkuara. Fati i Khameneit të ri, 56 vjeç, i përzgjedhur si Udhëheqës Suprem në mes të bombardimeve, ka qenë objekt spekulimesh të shumta javët e fundit. Kjo pas vrasjes së të atit, Ali Khamenei, i cili i la atij pushtetin pa e ditur dhe, me shumë gjasë, edhe pa...