U vranë 70 persona në protestat kundër tij, ish-kryeministri i Nepalit përfundon në pranga

U vranë 70 persona në protestat kundër tij, ish-kryeministri i Nepalit përfundon në pranga

Ish-kryeministri i Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, është arrestuar dhe më pas dërguar në spital, pas akuzave se shtypi protestat vitin e kaluar me pasojë dhjetëra të vdekur. Sipas zyrtarëve, Oli u shtrua në një klinikë në Kathmandu menjëherë pas arrestimit në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pjesë e procedurave rutinë policore. Më shumë se 70 persona humbën jetën gjatë trazirave të shtatorit, shumë prej tyre protestues të qëlluar nga policia. Protestat u nxitën fillimisht nga ndalimi i rrjeteve sociale, por u përshkallëzuan për shkak të pakënaqësive ndaj korrupsionit dhe gjendjes ekonomike. Po të shtunën u arrestua edhe ish-ministri i Brendshëm, Ramesh Lekhak, pasi një komision hetimor rekomandoi që të dy të ndiqen penalisht për neglizhencë kriminale....