Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
U tall me nënshtetësinë e tij franceze, aktori i njohur i Hollywood-it i kundërpërgjigjet Trump-it: Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore President
Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e Francës për t’i dhënë shtetësi franceze aktorit dhe familjes së tij. Fituesi i çmimit Oscar, 64 vjeç, bashkë me bashkëshorten e tij Amal Alamuddin Clooney dhe dy fëmijët e tyre, u bënë zyrtarisht shtetasë francezë, pas disa vitesh jetese në jug të Francës. Clooney ka vlerësuar ligjet franceze për privatësinë, të cilat, sipas tij, e kanë mbrojtur familjen nga ndërhyrjet e mediave ndërkombëtare, si edhe mundësinë për t’i rritur fëmijët larg Hollywood-it. Presidenti Trump, administrata e të cilit ka mbështetur parti kundër emigracionit në Europë, shkroi në rrjetin e tij Truth Social se Franca ishte e lirë të “mirëpriste” yllin e filmit Ocean’s Eleven,...