U përfshi në çështjen Epstein dhe e quajti Ghislaine Maxwell “shpirti binjak”, manjati rus i jep fund jetës

U përfshi në çështjen Epstein dhe e quajti Ghislaine Maxwell “shpirti binjak”, manjati rus i jep fund jetës

Manjati rus Umar Dzhabrailov, i cili në të kaluarën e kishte quajtur Ghislaine Maxwell “shpirtin binjak” dhe emri i të cilit ishte shfaqur në dosjet e lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur me armë zjarri në kokë rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës. Lajmi është raportuar nga media ruse Kommersant, e cila citon burime policore që e përshkruajnë incidentin si një vetëvrasje të mundshme. Pranë trupit të 67-vjeçarit është gjetur një pistoletë Luger. Sipas të njëjtave burime, Dzhabrailov, i cili kishte tentuar vetëvrasje edhe në vitin 2020, nuk ka lënë një shënim vetëvrasjeje. Emri i tij u rikthye në vëmendje pas publikimit të emaileve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me hetimet për Jeffrey Epstein. Në një email...