U kritikua për deklaratat e saj ndaj Izraelit, Ministri i Jashtëm gjerman kërkon dorëheqjen e Francesca Albaneses

U kritikua për deklaratat e saj ndaj Izraelit, Ministri i Jashtëm gjerman kërkon dorëheqjen e Francesca Albaneses

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kërkuar dorëheqjen e Francesca Albanese, raportueses speciale të OKB-së për territoret palestineze, pas komenteve të fundit të saj që dyshohet se kishin në shënjestër Izraelin. Wadephul e ka cilësuar qëndrimin e Albanese si të papajtueshëm dhe të paqëndrueshëm. “Unë e respektoj sistemin e OKB-së të bazuar në raportues të pavarur, por Albanese ka bërë deklarata të shumta të papërshtatshme në të kaluarën. I dënoj deklaratat e saj të fundit mbi Izraelin”, shkroi Wadephul në X. Kërkesa për dorëheqje ka pasuar pas të njëjtës kërkesë të bërë nga homologu i Wadephul, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot. “Franca dënon pa rezerva fjalët skandaloze dhe të papërgjegjshme të Albanese, të cilat nuk synojnë vetëm qeverinë izraelite, politikat e së cilës...